Ushqimi i derrave

Sistemi i ushqimit të thatë "Dryfeed" nga Schauer është një sistem konvejeri me pulexha, prej komponentësh të cilësisë më të lartë (inoks ose të temperuar), për funksionimin sa më jetëgjatë dhe të lehtë për shërbim. Zhvillimet e mëtejshme në proces, gama e plotë dhe inovacionet (Dryfeed Batch) nxjerrin në pah standardin e lartë.

 

Si mundësi zgjedhjeje në dispozicion është një gamë e gjerë makinerish automatike të ushqimit të thatë dhe të qullët për dosat, gicat dhe derrat për majmërim, në cilësinë dhe funksionalitetin më të lartë (Optimat, Profimat, Multimat) për ushqimin e bluar ose të peletuar, si dhe për silazhin e misrit (CCM). Sistemet e ushqimit të thatë dhe siloset janë ato plotësojnë këtë gamë produktesh.

 

Sistemi i ushqimit për dosat "MamaDos" është "sistemi turbo i ushqimit për mamatë" në stallën e lindjes së derrave. Intervali dhe sasia e ushqimit e përshtatur individualisht për çdo kafshë dhe opsioni që ushqimi i dosave të komandohet nga sensorët përmirësojnë marrjen e ushqimit dhe prodhimin e qumështit nga dosat. Natyrisht që "MamaDos" është një sistem inteligjent në përdorim me anë të "SmartControl".

 

Sistemi i ushqimit të plotë me disa faza "Spotmix" është prej më shumë 20 vjetësh sistemi lider i ushqimit në rritjen e derrave. Ky sistem pneumatik bën të mundur përshtatjen individuale ditore të ushqimit të derrave, është fleksibël në numrin e intervaleve të ushqimit, si dhe për materialin e thatë që preferohet.

 

Sistemi i ushqimit të lëngshëm"Liquimix" është për mbi 40 vjet sistemi i ushqimit të lëngshëm i zhvilluar më tej në mënyrë të qëndrueshme dhe në cilësinë më të lartë. Avantazhi i tij higjienik me depozitën e përzierjes "EasyDiamond", sistemin e dezinfektimit "EasyOzone" dhe atë të pastrimit "TurboClean" përmirëson marrjen e ushqimit nga derrat dhe përveç kësaj kursen deri në 10% në kostot për ushqim.

 

Sistemi i ushqimit i gicave të gjirit "Babyfeed" (është një impiant i ushqimit të lëngshëm me kompjuter ushqimi me funksionalitet të plotë për ushqimin plotësues të parapërzier dhe ushqimin zëvendësues të qumështit për gicat në stallën e lindjes. Sistemi bën të mundur një numër të lartë gicash të braktisur me peshë të madhe në ndërprerje të gjirit dhe gjithashtu redukton humbjet e peshës së dosave.

 

Ushqimi sipas kërkesës është në mbarë botën një nga sistemet më të rëndësishme për ushqimin e dosave barrsë në stallën e pritjes përpara lindjes. Sistemi i ushqimit sipas kërkesës "Compident" është prej më shumë se 35 vjetësh lider i kësaj teknologjie dhe ofron gamën më të gjerë të produkteve - që përshtatet saktësisht sipas kërkesave të biznesit dhe sipas grupeve të dosave.

Liquidfeeding

Liquimix: modern and efficient

Compident on-demand feeding

Animal-specific feeding in group housing



Video: Spotmix

That might be interesting for you:

Babyfeed Compident Smart DryfeedLiquimixSpomix

Hetim
Telefon
Newsletter
Facebook

TOP